Hoxha: Deklarimet e Murtezaj janë të pavërteta

Hoxha: Deklarimet e Murtezaj janë të pavërteta

Ilir Murezaj të premten që lamë pas u shkarkua nga pozita e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ku një ditë pas ai thirri konferencë për media. Për shkarkimin e tij ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti duke theksuar se shkarkimi i tij ishte “pengesë” për Hotin. Por ai në këtë konferencë ka përmendur edhe emra të përveçëm duke thënë se ministrja e Financave ka ushtruar presin që të kthejë në punë zëvendësdrejtorin Hamdi Hoxha.

E kjo bëri që kjo i fundit të reagoj.

Hoxha ka thënë se deklarimet e Murtezaj  ndaj tij janë shpifje dhe të pavërteta dhe se sipas tij gjithçka është bërë me tendencë të viktimizimit dhe mbulimit të shkeljeve ligjore të tij.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj të pavërtetave të thëna ndaj meje – Hamdi Hoxha, të publikuara në konferencën për shtyp të datës  17.10.2020 të ish drejtorit ( tani I shkarkuar ) të Administratës Tatimore të Kosovës z. Ilir Murtezaj.

Deklarimet e z. Murtezaj ne lidhje me mua – Hamdi Hoxha, janë tërësisht shpifje dhe të pavërteta dhe e tëra është  bërë me qellim dhe tendencë  të  viktimizimit dhe mbulimit të shkeljeve ligjore të tija në përgjithësi,  në veçanti për veprimet e ndërmarra në raport me marrëdhënien time të punës, duke me  diskriminuar dhe cenuar të drejtat e mia si i punësuar në ATK dhe si qytetar I këtij vendi, të cilat shkelje janë konstatuar nga Institucioni I Avokatit të Popullit, i cili numëron këto shkelje :

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

2. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore;

3. Ligji nr.05/L-021 per Mbrojtje nga Diskriminimi;

4. Ligji nr.03/L-149 per Shërbimin Civil te Republikës së Kosovës;

5. Ligji nr.06/L-113 per organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjensive të pavarura;


6. Ligji nr.05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative;

7. Rregullorja nr.08/2012 për Nëpunësit Civil Tepricë;

8. Rregullorja nr.06/2010,pPër Transferimin e Nëpunësve civil etj.

Këto veprime anti ligjore ndaj meje janë ndërmarr vetëm si hakmarrje, pasi që gjate ushtrimit te detyrës sime zyrtare kam mundur që në mënyrë direkte apo indirekte të  cenoj interesin e tij apo të personave të lidhur me te .

Pohimet e z.Mutezajt, se gjoja unë kam drejtuar departamentin e Lojërave të Fatit janë të pavërteta- gënjeshtra, pasi që asnjëherë nuk kam qenë Drejtor I Lojërave te Fatit, e as që kam mbajt ndonjë pozitë në këtë departament.

Pa u lëshuar në rezultatet në luftimin e informalitetit, në periudhën që z. Murtezaj e permend (të cilat janë shumë inkurajuese, në krahasim me periudhat që sipas tij paskan qenë mirë-shifrat flasin më së miri), ligjin, procedurën dhe afatet kohore të ngritjes se Kallximeve penale ndaj subjekteve te caktuara, u bëje me dije që nuk është në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të zëvendës drejtorit të përgjithshëm që të ngris Kallxime penale ndaj asnjë subjekti.

Unë asnjëherë nuk jam gjykuar, e as që kam patur kallxim penal për mitmarrje, kështu që këto pohime të Murtezajt janë të pa vërteta, të pa qëndrueshme dhe shpifëse. Asnjëherë nuk kam qenë I suspenduar gjatë vitit 2007, e aq më pak per mitmarrje.

Nuk qëndron fakti që gjoja unë kam 5(pesë) aktakuza, apo siq potencon tutje Murtezaj, se unë paskam me dhjetëra aktakuza dhe denoncime, të gjitha janë shifje  dhe trillime te tija.

Unë asnjëhere nuk kam qenë autoritet I punësimeve, qoftë nepotiste, e as të familjarëve të ndonjë funksionari në institucionet tjera, siq e ka patur mundësinë dhe ka bërë z. Murtezaj.

Si çdo herë I bëjë thirrje prokurorisë së shtetit, që të hetoj qdo dyshim apo pretendim lidhur me punen time dhe të çdokujë qoftë që abuzon detyrën!

Luteni që të publikoni ketë reagim timin dhe u bëj me dije se ndaj z. Murtezajt do te inicoj padi per shpifje ne gjykaten Kompetente, ashtu siq I kam inicuar deri me tani disa padi dhe kallxime penale per shkeljet e tija ligjore gjate ushtrimit te detyrës së tijë  zyrtare.

Lexo edhe

Video