Ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë Jeff Hovenier është takuar sot me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi.
Diplomati amerikan shkruan në Twitter se në takim u bisedua për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe arritjen e njohjes reciproke përmes procesit të dialogut me Serbinë.
“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi mbi angazhimin e SHBA-së për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.
Productive discussion with Kosovo First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik on the United States’ commitment to Kosovo’s Euro-Atlantic integration & our mutual desire to see Kosovo achieve normalized relations centered on mutual recognition through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/hXtLpv9Vdc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2022