Hovenier: SHBA dhe partnerët kanë shqetësime për disa zgjidhje politike që bëri Qeveria Kurti
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier deklaroi se janë të shqetësuar me disa zgjidhje politike që ka bërë Qeveria Kurti. Sipas tij, këto vendime pamundësojnë arritjen e Kosovës.

Në konferencë për media pas një vizite në Gjakovë, diplomati amerikan u pyet për raportet që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Kosovës.

"Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi që të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore apo diçka të ngjashme. Ka shumë njerëz të cilët kalojnë kohë duke u brengosur me këtë çështje. Dua ta them atë që e them gjithmonë. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurtë si gjithmonë, dhe kjo është arsyeja pse jam sot këtu me kryetarin e Gjakovës për të biseduar dhe avancuar segmentet që avancojnë rritjen ekonomike dhe vendeve të punës dhe të takohemi me përfaqësues të komuniteteve se çka mund të bëjë qeveria më shumë për ta. Kam thënë shpesh: kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që do të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Qeveria ime bashkë me disa partnerë që punojmë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti, të cilat pamundësojnë arritjen", deklaroi Hovenier.

Hovenier tha se pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të Mediave, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini kanë takuar komunitetet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024