Hovenier për marrëveshjen për targa: Qeveria e Kosovës shkoi aty ku perëndimi dëshironte të shkonte

Hovenier për marrëveshjen për targa: Qeveria e Kosovës shkoi aty ku perëndimi dëshironte të shkonte

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane është falënderuese për marrëveshjen që është arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se dje Qeveria e Kosovës shkoi aty ku perëndimi dëshironte të shkonte.


“Një nga gjërat, për të cilat unë jam falënderues dhe mendoj se e tërë ambasada e SHBA-së dhe qeveria e SHBA-së është falënderuese, është fakti se një marrëveshje u arrit dje me lehtësimin e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të bërë dy gjëra, mendoj shumë të rëndësishme”.

“Një është që të shmanget eskalimi i mëtutjeshëm dhe të ndërmerren hapa që e reduktojnë eskalimin e krijuar për implementimin e regjimit të targave të veturave dhe zotimi i dytë ishte që me urgjencë të merret ky propozim për normalizim që është prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Franca dhe Gjermania që të vazhdohet me këtë çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Hovenier.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.