Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është deklaruar pas takimit me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe shoqërisë civile.
Hovenier ka falënderuar të gjitha palët e takimit, derisa ka shtuar se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore
@USEmbPrishtina
për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Falënderoj aktorët e ndryshëm të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”, ka shkruar ai në Twitter.
Today we held a listening session @USEmbPristina on the Association of Serb-majority Municipalities. Grateful to the diverse stakeholders present for sharing their views and expertise. We continue to advocate for implementation of all Dialogue commitments. pic.twitter.com/5MSwKMzE89
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 31, 2023
Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, raporton KosovaPress.
Për Asociacionin është diskutuar edhe dje në Prishtinë. Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) ka publikuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Aty është thënë se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës se Kosovës.
Sipas draftit, Asociacioni do të ketë simbolet e veta të dizajnuara nga bordi i asociacionit në përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës.
3 Comments
Komentet janë të mbyllura.