Hovenier: Menzies ishte lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Hovenier: Menzies ishte lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut dhe diplomatit të shquar, ambasadorit John Menzies.

Hovenier ka thënë se Menzies ishte lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Jon ishte një lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar ambasadori amerikan në rrjetin social Twitter.

Ambasadori Menzies ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare.


Për vdekjen e ish-ambasadorit, John Menzies ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani thotë se një mik i madh i Kosovës dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë ka ndërruar jetë. Ajo tha se Menzies shërbeu në ditët më të errëta të Kosovës dhe përforcoi thirrjet e popullit për paqe e pavarësi.

“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe

Video