Hovenier flet për raportet e SHBA-së me Qeverinë e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
Hovenier dënon sulmin në Zubin Potok, SHBA qëndron pranë Kosovës
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë i hekurt si gjithmonë.

Megjithatë shtoi se ‘po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë’.

"Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtareve therë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç Zëvendësi i Departamentit të shtetit më herët, Qeveria Amerikane shpreson se qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtar të Kosovës. Por edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë i hekurt si gjithmonë", tha Hovenier.

Këto komente Hovernier i bëri aps nënsshkrimit të marrëveshjes me USAID-in në vlerë prej 35.5 milionë dollarësh.

https://kosovapress.com/usaid-i-mbeshtetet-kosoven-me-34-5-milione-dollare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024