Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Hovenier në takim me Kurtin, pritet të deklarohet për media
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti do tu adresohet mediave para qeverisë.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ishte dëgjuar të premten në mbrëmbje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç'rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

https://kosovapress.com/shperthim-i-fuqishem-ne-zubin-potok

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

https://kosovapress.com/sulmi-terroriste-ne-veri-gjithcka-qe-ndodhi-dhe-reagimet

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025