Hovenier dënon djegien e veturave në veri të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturave me traga RKS në veri të Kosovës.

Ai këtë e bëri duke ripostuar një shkrim të datës 2 nëntor të vitit të kaluar.

Hovenier ka shkruar: “Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh”.

“ShBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Tweet. 1/2

Në dy ditët e fundit në veri janë djegur gjithsej pesë vetura, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Në mbrëmjen e së mërkurës, dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.

Ndërsa, të enjten tri veturat po ashtu me targa RKS janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024