Hoti viziton Prekazin, Jashari i tregon gjendjen e mjerueshme të kullave

Hoti viziton Prekazin, Jashari i tregon gjendjen e mjerueshme të kullave

Kabineti i zgjedhur qeveritar, në ditën e parë të punës, vizitoi kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe bëri homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar.

Aty u pritën nga Bekim Jashari i cili së pari i drejtoi ata pranë kullave te Jasharajve qe vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe çdo ditë e re përbën rrezik për shembje të tyre. Aty, kryeministri Avdullah Hoti premtoi se do të trajtojë me prioritet çështjen e rikrijimit të ekipit që do të ngarkohet me restaurimin e tyre.

Prekazi, vendi ku dy dekada më parë u shënua historia për të cilën e kuptoi e gjitha bota, vazhdon të jetë pjesa më e vizituar në Kosovë nga shqiptarë dhe të huaj.

Varrezat, muzeu i qëndresës dhe kullat e familjes Jashari vizitohen çdo festë, por edhe në dite të zakonshme.

Por ajo që bie në sy në këtë kompleks janë kullat të cilat ndodhen pothuajse para shembjes.

Udhëheqësit e qeverisë së Kosovës kishin premtuar rregullim te kësaj çështje, kishte formuar ekipe komiteti, por që nuk ka pasur rezultat.


Gjendjen e kullave ua tregoj nga afër sot Bekim Jashari edhe kabinetit të ri qeveritar.

“Një zëvendëskryeministër mund ta vendosësh udhëheqës të komitetit, të vazhdohet tutje sepse këto janë bërë vetëm përkohësisht, që 20 vjet, me i mbrojte nga shiu, për fat të keq çdo ditë ka lëvizje, bie ndonjë tjegull, lëvizë muri është çarë e plasaritur, duhet të rregullohet sa më shpejtë”, tha Jashari.

Avdullah Hoti i cili dje është zgjedhur kryeministër i vendit, u zotua se do të trajtojë me prioritet çështjen e rregullimit të kullave të familjes Jashari në Prekaz.

“Ne i pamë shkurtë edhe pamjen e kullave dhe premtoi qe do të ketë gjithë kujdesin e nevojshëm për të siguruar që ky vend i shenjtë të mbetet përgjithmonë ku kryhen nderimet e nevojshme… Besoj shumë shpejtë, çështje ditësh ose javës mos të them kështu por do të merret me prioritet”, tha Hoti.

Kullat e familjes Jashari vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe rrezikojnë të shemben.

Shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të merret me to ani pse vendi i rezistencës së familjes Jashari vazhdon të vizitohet nga mijëra vendorë e të huaj./G.Kadrija

Lexo edhe

error: