Hoti telefonon Osmanin, flasin për rishikim funksional të rrjetit të misioneve diplomatike

Hoti telefonon Osmanin, flasin për rishikim funksional të rrjetit të misioneve diplomatike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

Hoti thotë t’i ketë uruar shërim të shpejtë nga infektimi me COVID-19.


Ndërkohë që derisa ka njoftuar për bisedën telefonike me Osmanin, thuhet se me të bisedoi edhe për çështjen e misioneve diplomatike të Kosovës.

Hoti thotë se së shpejti do të përmbyllet analiza e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike e mbi bazën e secilës do të sigurohet funksionimi efikas i misioneve dhe përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin.

“Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani. E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”, shkruan Hoti në ‘facebook’.

Lexo edhe

Video

error: