Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit të ushtruar dje ndaj policëve të Kosovës në Fushë Kosovë. Ai ka theksuar se sulmi ndaj policëve është i papranueshëm. Hoti ka ftuar qytetarët që për të gjitha pakënaqësitë t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjor. Ndërkohë që shtoi se integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm, raporton KosovaPress.
Shefi i ekzekutivit ka kërkuar nga prokuroria dhe organet tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrathanat e këtij rasti.
Lexoni shkrimin e plot:
Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm
E dënoj dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.
I ftoj qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjor, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.
Kërkoj nga prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia. /KosovaPress/
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.