Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoti: Qeveria dyfishoi subvencionet për vreshtarët dhe verëtarët

Hoti: Qeveria dyfishoi subvencionet për vreshtarët dhe verëtarët

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i dyfishojë subvencionet nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektar të mbjella me vreshta, ndërsa nga 4 cent në 8 cent për litër të prodhuar të verës.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri Avdullah Hoti, i cili së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa si dhe kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, të martën kanë zhvilluar një takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve.

Nga aty Hoti, ka thënë se dyfishimi i subvencioneve, do të ndihmojë këtë sektor për të përballur me kushtet e rënduara të tregut si rezultat i pandemisë.

“Kishim takim me vreshtarët dhe verëtarët, janë disa çështje që i diskutuam së bashku si mbështetje që Qeveria e Kosovës i jep për komplet sektorin e bujqësisë, e në veçanti për këtë regjion. Siç e dini këtë vit kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, pra 24 milionë janë bërë 48 milionë dhe besoj kjo është ndihmë bukur e madhe për të përballuar me kushtet e rënduara të tregut si rezultat i pandemisë. Vetëm për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektar, ndërsa për litër të verës rritën nga 4 cent në 8 cent… Lajm i mirë është që grumbulluesit e rrushit sivjet i kanë hapur bodrumet e veta dhe janë duke e marr rrushin me kushte të njëjta siç ka qenë në vitin e kaluar… Në anën tjetër si pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit duhet të punojmë shumë që të vendosemi në hartën e BE-së, sa i përket prodhimit të verës në procedurat e integrimeve evropiane”, ka thënë Hoti.


Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka theksuar se dyfishimi i subvencionit përveç që do të ndihmojë që ky sektor të kaloëj sfidat e pandemisë, do të ndihmojë edhe të përgatiten për vitin e ardhshëm.

“Ideja ishte që t’i njoftojmë nga afër vreshtarët dhe vertarët, për vendimin e Qeveris së Kosovës për dyfishimin e subvencioneve nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektar të mbjella me vreshta dhe nga 4 cent në 8 cent për litër të prodhuar të verës. Pra kemi një dyfishim të subvencioneve duke rritur fondet që këta vreshtarë dhe verëtarë do të kenë në xhirollogaritë e tyre edhe për të kaluar sfidat që kishin nga COVID-19 por edhe për të t’u përgatitur për vitin e ardhshëm, në të mbjella, të vjela dhe në përpunim”, ka thënë ai.

Kurse, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se janë shumë të kënaqur me dyfishimin e subvencioneve.

“Ne jemi të kënaqur me planet e mira të cilat i ka Qeveria e Kosovës për sa i takon bujqësisë në Rahovec por edhe në nivel vendi, sikurse kemi kërkuar të përshpejtohen procedurat dhe veprimet që plani për këtë vit që është, të ndodhë sa më shpejtë”, ka thënë Latifi.

Në këtë takim ishte i ftuar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, por nuk u pa i pranishëm.

Lexo edhe

Video

error: