Hoti përfaqëson Kosovën në Bruksel

Hoti përfaqëson Kosovën në Bruksel

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se të dielën do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, Hoti tha se do ta përfaqësojë Kosovën si kryeministër i vendit.

Ai ka dhënë detaje edhe për takimin me Emmanuel Macron në Paris, ku tha se ia ka bërë të qartë presidentit francez se në dialogun me Serbinë pala kosovare për qëllim ka njohjen reciproke.

“Për ne njohja reciproke është i vetmi qëllim i dialogut me Serbinë dhe normalisht rregullimi ose normalizimi i marrëdhënieve mes të dy vendeve”, tha Hoti.


Sa i përket vizitës në Francë, kreu i qeverisë tha se Parisi zyrtar mbetet i përkushtuar për perspektivën eurointegruese të gjithë rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Hoti tha se me Macron janë dakorduar që të shkëmbejnë informata dy qeveritë, në veçanti të dy ministrive të Punëve të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të treguar që institucionet e Kosovës janë partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

I pari i qeverisë së vendit ka bërë të ditur se do të punojnë në muajt në vijim për të nxitur rritjen e shkëmbimit ekonomik të dy vendeve, përfshirë një forum të bizneseve mes Francës dhe Kosovës në vjeshtë të këtij viti.

 

Lexo edhe

Video

error: