Hoti për shpërthimin në Zubin Potok: Akt terrorist dhe kërcënim serioz për sigurinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit, duke thënë se këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale.
“Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Ai thotë se LDK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në Kosovë.