Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoti për rrugën Deçan-Plavë: Do të gjejmë një zgjidhje, kemi kulturë për të respektuar ligjet

Hoti për rrugën Deçan-Plavë: Do të gjejmë një zgjidhje, kemi kulturë për të respektuar ligjet

Kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se në ditët në vijim do të bëhet zgjidhja për rrugën Deçan-Plavë, përkatësisht tek Manastiri i Deçanit, projekt ky që është pezulluar ditë më parë.

Shefi i ekzekutivit në vend pas një takimi që pati në Deçan me komandantin e KFOR-it, Michele Risi dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosa, theksoi se kanë diskutuar për çështje me rëndësi, derisa shtoi se për ndërtimin e kësaj rruge do të tregojnë kulturë institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi që kanë buruar nga institucionet vendore.

Megjithatë ai nuk iu përgjigj gazetarëve se kur do të lejohet rifillimi i punimeve.


“Diskutuam për çështje të rëndësishme, për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit, dhe në veçanti për çështjen e rrugës tek manastiri. Ne kemi kulturë institucionale edhe si Komunë edhe si Qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës. Për të respektuar vendimet që i nxjerrin institucionet tona vendore, por ne gjithashtu jemi këtu për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve të Deçanit. Po ashtu për të avancuar standardin e jetës së qytetarëve të Deçanit, në të njëjtën kohë për të treguar kujdesin e nevojshëm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje më të mirë të dakorduar nga të gjithë”, tha Hoti.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaroi se janë të përkushtuar që të bëhet një zgjidhje në lejimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

“Është një përkushtim i yni i përbashkët që të ndërtohet rruga, mirëpo që të zgjidhet kontesti në tërësi. Vlerësoj dhe po besoj që jemi në rrugë të mirë për të zgjidhur të gjitha problemet me të cilat përballet Deçani tash e një kohë të gjatë”, theksoi Ramosaj.

Pas kësaj vizite në këtë komunë, kryeministri Hoti po qëndron në ambientet Manastirit të Deçanit. /I. Shabani/

Lexo edhe

Video

error: