Hoti paralajmëron pakon e re 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

Hoti paralajmëron pakon e re 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti sot gjatë një takimi virtual me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime ka kërkuar nga këta të fundit që të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021 në shumë 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale në fillim të vitit të ardhshëm. 

Gjatë takimit me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kryeministri Hoti ka theksuar se përkundër situatës sfiduese me pandeminë COVID-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.


Kryeministri Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg. 

Ndryshe, pakoja për rimëkëmbje ekonomike, në kuadër të së cilës parashihet edhe tërheqja e dhjetë për qind të mjeteve të qytetarëve ngas Trusti, ende nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, edhe pas shtatë herë tentimesh për miratim në mungesë të kuorumit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: