Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoti: Nuk do të ketë pension e asistencë sociale më pak se 300 euro

Hoti: Nuk do të ketë pension e asistencë sociale më pak se 300 euro

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur tubim elektoral me degën e dytë të LDK-së në Prishtinë ku ka thënë se kanë program të qartë për shëndetësi, ekonomi e arsim dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Ai ka thënë se LDK ka dëshmuar angazhimin dhe punën gjatë kësaj kohe sa ishte në krye të Qeverisë. Sipas tij, LDK ka programin e duhur në mënyrë që Kosova të ecë përpara.

“Me një program shumë të mirë në fushën e shëndetësisë me të cilin veç kemi filluar ne të punojmë, duke u siguruar tash që nuk mbetët asnjë mjek i papunë siç kemi bërë deri tash, nuk ka sot mjek të papunë krejt janë pjesë e institucioneve shëndetësore, pas katër vjetësh krejt specializantët kush ka diplomuar prej Fakulteti të Mjekësisë të gjitha profileve i kanë marrë specializimet, me një program të jashtëzakonshëm në fushën e rinisë për të mbështetur rininë tonë, atë që kemi bërë deri tash është veç fillimi, qindra të rinj e të reja që kanë përfituar në trajnime, disa prej tyre kanë hapur edhe bizneset me grantet që i kanë marrë edhe prej ministrisë edhe prej partnerëve tanë ndërkombëtar”, ka thënë Hoti.

Bartësi i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se nuk do të ketë pension as asistencë sociale më pak se 300 euro.


“Me një ide të jashtëzakonshme që krejt kategoritë e veçanta të shoqërisë sonë, personat me nevojat e veçanta, Handikos, Shoqata e Fëmijëve me Sindrom Down, strehimoret që janë nëpër të gjitha qendrat, krejt me i bë pjesë të institucioneve që ne të ofrojmë kujdes për këtë kategori. Me programin tonë shumë të fuqishëm në fushën sociale, për të siguruar që heqim kufizimin prej 15 viteve për pensionistët kontribut-dhënës, që prej 2023-së ne nuk lëmë pension as asistencë sociale që është nën 300 euro, që vendosim pagën minimale minimum 300 euro dhe e lidhim me koston e jetesës”, tha Hoti.

Ai ka thënë se LDK ka program të qartë edhe për politikën e jashtme për riorganizuar rrjeti ne ambasadave dhe konsultave, siç tha ai, duke hequr militantët nga ambasadat për të dërguar atje atashe kulturor e ekonomik.

Kryetari i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë dhe kandidati për deputet, Florian Dushi tha se programi i kësaj partie përmban zgjidhje konkrete për zhvillimin ekonomik dhe evitimin e pasojave nga pandemia.

“Në Komunën e Prishtinës është ndërruar pushteti në emër të ndryshimit ndërsa sot qeverisja e Prishtinës është bërë sinonim i dështimit, gjë të cilën qytetarët e Prishtinës po e ndjejnë çdo ditë. Andaj nga ky tubim sot u bëj thirrje që deri në ditën e zgjedhjeve të punojmë e të angazhohemi maksimalisht për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e cila ka tradita e ka vlera, sepse vetëm LDK ka potencial politik e intelektual që t’i qëndrojë në ballë atyre që në shekullin 21 synojnë kapjen e krejt pushtetit në Kosovë, në Kosovën tonë të lirë e demokratike”, ka thënë Dushi.

Lexo edhe

Video

error: