Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoti: Normaliteti i duhet vendit dhe kjo bëhet vetëm me LDK-në

Hoti: Normaliteti i duhet vendit dhe kjo bëhet vetëm me LDK-në

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre dhe mobilizimin para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Dega I, ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së. Jam i bindur se vetëm me ekipin dhe qasjen e familjes sonë politike, kemi menaxhuar situatën në të cilën ka qenë Kosova. Kemi arritur marrëveshjen e Uashingtonit, e cila pas asaj aventure të rrezikshme, i ka sjellur Kosovës të mira ekonomike dhe politike. Njohja nga Izraeli, e ka konsoliduar edhe më shumë shtetësinë e Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se, Qeveria Hoti, ndihmoi qytetarët dhe bizneset, i normalizoi marrëdheniet me partnetet strategjik dhe  bashkësinë ndërkombëtare, menaxhoi më së miri pandeminë dhe stabilizoi situatën politike.


“Normaliteti i duhet vendit dhe kjo bëhet vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme për qytetarët tanë!”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: