Hoti: Në veri s’ka masë të karantinimit, Rakiq i nënshtrohet ligjeve të Kosovës

Hoti: Në veri s’ka masë të karantinimit, Rakiq i nënshtrohet ligjeve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në veri nuk është vendosur masa e karantinimit, pavarësisht se për këtë dje njoftuan shtabet komunale të komunave në veri.

Hoti pas takimit me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, tha se janë duke e përcjellë gjendjen në çdo komunë dhe duke ndërmarrë veprimet adekuate në përputhje me situatën.

Ai tha se askush nuk mund të vendosë masë të karantinimit pa vendim të qeverisë.

“Deklarimet që janë bërë dje nuk kanë qenë të zëvendëskryeministrit Rakiq, ju lus që t’i verifikoni. Ai është anëtar i Qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Nuk ka karantinim në veri. Asnjë organ që vendos karantinimin atje nuk mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës”, tha Hoti.


Hoti tha se kanë krijuar kapacitete shtesë me inspektor edhe duke punësuar inspektor shtesë, ku tha se vetëm kanë qenë në terren dhe kanë shqiptuar gjoba për ata që nuk i kanë përfillur masat antiCOVID-19.

Sa i përket raportimeve se ka pasur rënie të oksigjenit në Mjekësinë Sportive, Hoti tha se duhet të pritet që organet kompetente të dalin me vlerësim për të parë nëse ka pasur neglizhencë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Edhe Policia e Kosovës njoftoi të hënën se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë.

 

Lexo edhe

Video

error: