Hoti në ABNA-SE: Kosova ka 12 muaj turizëm, roli i mediave i rëndësishëm

Në punimet e Konventës së 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Ballkanit (ABNA), që sivjet po mbahet në Prishtinë nën organizmin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, po diskutohet edhe për rëndësinë e prezantimit të turizmit përmes mediave dhe mundësitë për bashkëpunim që mund të jenë në mes institucioneve publike për turizëm dhe mediave.

Baki Hoti nga Unioni i Turizmit të Kosovës ka theksuar rëndësinë që ka turizmi për zhvillimin e një vendi, në veçanti për punësim.

“Turizmi është një industri që lidh shumë akterë, turizëm nuk është vetëm pjesa e hotelit, agjencioneve turistike, guidave, por lidhen shumë gjëra të tjera dhe është një zinxhir, çdo gjë lëviz nga turizmi, kur kemi lëvizje të njerëzve konsiderohet element i turizmit. Sa i përket Kosovës, për fatin e keq asnjë qeveri deri tash nuk e ka pasur prioritet turizmin dhe kjo ka ndikuar të mos zhvillohet në masën sa duhej pavarësisht se Kosova nuk ka det po ka 12 muaj turizëm, ka vende atraktive jashtëzakonisht të bukura, ka një kulturë dhe traditë shumë të pasur, një mikpritje që rrallë në vende të botës mund ta gjesh, ushqime tradicionale fantastike dhe të gjitha këto e bëjnë një element shumë të rëndësishëm të potencialit për zhvillimin e turizmit në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se periudha me pandeminë ka ndikuar negativisht në këtë sektor për çka edhe i ka detyruar sektorin privat që të bëhen bashkë dhe të kërkojnë refkëtimë nga qeveria me qëllim të mbështetjes së këtij sektori i cili u rëndua gjatë përhapjes së COVID-19.

“Kemi përfunduar ligjin për turizmin, kemi në proces e sipër strategjinë e turizmit dhe kemi filluar edhe pjesën e brendit dhe sloganit të turizmit, janë tri elemente bazë për një zhvillim të shëndoshë të sektorit, kjo po na lë të kuptojmë që po lëvizë diçka përpara, Kosova e meriton të kemi një zhvillim më të madh të turizmit, të kemi mbështetje më të madhe nga institucionet”, ka thënë ai.


Ai ka theksuar se roli i mediave është tejet i rëndësishëm në promovimin e turizmit të një vendi.

“Media dhe Agjencitë e Lajmeve në epokën e PostCovid” është tema që shënon kuvendin e sivjetmë që ABNA e që shënohet në Kosovë nën organizmin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.
Agjencitë e 12 shteteve të Ballkanit po qëndrojnë në Kosovë, ku do të diskutojnë rreth pandemisë dhe ndikimit që ka pasur në punën e medias.

Pritja e tyre është bërë dje në një organizim në Muzën e Kosovës, ku të pranishmit janë njoftuar prej afër me historinë e vendit.

KosovaPress është pjesë e ABNA nga viti 2017, ndërsa synim mbetet anëtarësimi në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve EANA.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Sëiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video