Hoti mbledh kabinetin qeveritar, më pas viziton Rahovecin

Hoti mbledh kabinetin qeveritar, më pas viziton Rahovecin

Në paraditen e së hënës do të mblidhet kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në njoftimin nga zyra e kryeministrit, bëhet e ditur që mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të filloj në ora 8:30.

Si jo rrallë herë, nuk dihen pikat e rendit të ditës së mbledhjes së sotme.

Ndërkohë nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar për agjendën e kryeministrit Hoti gjatë ditës së sotme.

Hoti gjatë ditës së sotme bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa do të vizitojnë Rahovecin.

Gjatë vizitës kryeministri Hoti merr pjesë në këto aktivitete:


Ora 12:40-13:00- Përurimi i ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit – (ish-ndërtesa e TMK-së), Rr. Xhelal Hajda – Toni, Rahovec

Ora 13:00 – 13:15- Vizitë në “Bodrumi i Vjetër” Sh.P.K. , Rr. Gëzim Hamza – Piktori, Rahovec

Ora 13:20 – 13:40- Vizitë në “Biopak” Sh.P.K. , Rr. UÇK (transit), Rahovec

3.  Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës.

VENDI: Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës.        

KOHA: 14:00

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: