Hoti liroi nga detyra ministren Haradinaj- Stublla

Hoti liroi nga detyra ministren Haradinaj- Stublla

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Meliza Haradinaj-Stublla. Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.


Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit në detyrë Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.