Hoti: LDK nuk ka hyrë në qeveri si qiraxhi, Kurti po sillet si autokrat

Hoti: LDK nuk ka hyrë në qeveri si qiraxhi, Kurti po sillet si autokrat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke arsyetuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës bën pjesë edhe vetë, tha se një gjë e tillë duhet të bëhet për shkak të prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në dhe tentimit të kryeministrit Albin Kurti që të nënshtrojë LDK-në.

Hoti, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, në seancën e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit, tha se kjo parti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me partnerin e koalicionit.

I dyti i qeverisë përmendi disa nga arsyet pse kanë ndërmarrë inicimin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.


“Ne nuk kemi hyrë në qeveri si qiraxhi, por si zot shtëpie bashkë me VV. Heqja dorë e kryeministrit karshi dialogut me Serbinë u bë pjesa kryesore e kësaj qeverie në ndërtimin e raporteve me SHBA që për ne ishte i papranueshme. Ne nuk mund të pranojmë që qeveria të bëhet shkaktare e sanksioneve ekonomike nga SHBA”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti përmes veprimeve të tija ka dëshmuar se nuk dëshiron partneritet me LDK-në.

 

Lexo edhe

error: