Hoti komenton dhënien e tenderit kompanisë së ministrit Blerim Kuçi

Hoti komenton dhënien e tenderit kompanisë së ministrit Blerim Kuçi

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka adresuar një varg kritikash kryeministrit Avdullah Hoti. Sipas saj në 100 ditët e para të qeverisë Hoti nuk ka pasur asnjë sukses dhe se kreun e ekzekutivit gjatë gjithë kohës e ka përcjell mungesa e konsistencës.

Ajo përmendi edhe marrjen e një tenderi në kompanisë së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi, për të cilin kryeministri tha se ato janë vendime të organeve ligjore të vendit.


Çka keni folur këtu për mini-shengenin, keni qeshë e jeni zgërdhi. Jeni mundu me ma shpjeguar mini-shenzhenin e Kinës. Kur jeni shku atje keni belbuar, apo qysh i bie krejt koncepti i qeverisjes suaj është i humbur në përkthim. E përdorni kartën e miqve ndërkombëtar kur ju duhet para kuvendit. Por kur shkoni atje as fjalët bazike nuk mundeni mi thanë, siç është Republika e Kosovës”, tha ajo.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetes, kryeministri Hoti tha çështja e kompanisë së ministrit Kuçi ka një vit që po rrinë në organet e prokurimit publik.

Në çështjen ku po flitet ministri Kuqi ka një vit që po rrinë në organin e prokurimit publik. Janë vendime të organeve ligjore. Ky organ është praktikisht pjesë e sistemit gjyqësor të vendit”, tha ai.

Lexo edhe

Video