Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Qeveria ndan 12 milionë euro për subvencione

Qeveria ndan 12 milionë euro për subvencione

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, qeveria në detyrë i ka ndarë 12 milionë euro për subvencione dhe transfere.

Vendim ky që është marrë në takimin online të qeverisë në detyrë, për të cilat vendimi ka njoftuar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Qeveria ka ndarë 12 milion euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere.

Ndërkohë që qeveria ka ndarë edhe 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit dhe 200 mijë euro për Komunën e Bujanovcit për të sanuar dëmet nga vërshimet.

Postimi i plotë i Hotit:


Qeveria në detyrë vazhdon të kryej me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë. Në takimin online Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimet midis tyre:

·         10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.

·         Me 200 mijë euro  do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.

·         Qeveria ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere.

·         Qeveria ka autorizuar Klinikën e  Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: