Hoti: I rëndësishëm procesi në Administratën Publike

Hoti: I rëndësishëm procesi në Administratën Publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i reformës në Administratë Publikë është i rëndësishëm prandaj edhe kanë miratuar reduktimin e barrës administrative e cila mundëson edhe në kursimin e parasë publike si dhe ulë koston për të qenë konkurrent dhe për të rritur llogaridhënien.

“Ideja është të zvogëlojmë numrin e agjencive, të zvogëlojnë ligjet  që kanë të bëjnë me licencat, ligji i inspektimeve pritjet i kam të mëdha”, tha Hoti.

Ai tha se me procesin e reformës në Administratën Publike do merret zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.


Kurse, vetë Tahiri  për këtë proces tha se konstatim i parë është se kurrë nuk do ketë  reforme të suksesshëm e cila nuk prodhon dhimbje reforma nënkupton strukturimin e asaj të pa strukturuar dhe ato vijnë për shkak të neglizhencës  që vijnë nga administrata.

Shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Tomas Szuyog tha se BE mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës për reformën administrative.

Sipas tij për procesin e zgjerimit është e rëndësishme reforma administrative.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: