Hoti i reagon Kurtit: Kosova duhet të dërgojë mesazhe pozitive

Hoti i reagon Kurtit: Kosova duhet të dërgojë mesazhe pozitive

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve me Serbinë duhet të arrihet përmes procesit të dialogut.  

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.


“Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve. Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opsion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, shkruan Hoti.

Reagimi i Hotit pason atë të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili më herët deklaratën për luftë të Kurtit në një intervistë për mediat italiane e ka quajtur autogol.

Lexo edhe

Video