Hoti i infektuar me COVID-19, Veseli i uron shërim të shpejtë

Hoti i infektuar me COVID-19, Veseli i uron shërim të shpejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i cili mbrëmjen e së dielës është infektuar me COVID-19.

“Shërim të shpejtë për Kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me Covid-19”, ka shkruar Veseli në profilin e tij ‘facebook’.


Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK.

“Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën”, përfundon shkrimi i Veselit.

Lexo edhe

Video

error: