Hoti falënderon KFOR-in dhe Italinë: Dëshmuat se jeni në mbështetje të Kosovës

Hoti falënderon KFOR-in dhe Italinë: Dëshmuat se jeni në mbështetje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka deklaruar se situata me pandeminë covid-19 është nën kontroll, e kjo sipas tij për shkak se numri i rasteve të reja ka rënë.

Ndonëse tha se është situata nën kontroll, ai u shpreh se kjo situatë nuk duhet t’i lirojë ata nga puna.

Këto komente shefi i qeverisë i bëri pas takimit që ka pasur me komandantin e KFOR-it, Michele  Risi dhe Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, pasi një ekip i mjekëve italian po qëndron në Kosovë.

“Është një lajm shumë i mirë që shifrat kanë rënë ditëve të fundit. Përfundimisht e kemi situatën nën kontroll, por kjo nuk na liron neve nga puna e përditshme që duhet të bëjmë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në rishikimin e masave. Ka filluar edhe viti i ri shkollor dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Vala e dytë e pandemisë ka filluar në shumicën e  vendeve të botës”, tha ai.


“Që kanë qëndruar në Kosovë disa ditë, ti falënderoj për bashkëpunimin. KFOR edhe një herë ka dëshmuar se është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës. Mjekët që kanë qëndruar këtu në Kosovë kanë bërë një studim të gjendjes. Italia ka qenë shumë e prekur nga kjo pandemi dhe besoj që janë vendi që më së miri nga i cili mund të mësojmë”, tha ai.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë,  Nicola Orlando, tha se prezenca e ekipit të mjekëve italian në Kosovë është shembull i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Prezenca e ekipit italian është një shembull i bashkëpunimit mes Italisë dhe Kosovës. Është i përbërë nga të gjitha njësitë dhe do të qëndrojë edhe disa kohë të tjera në vend, dhe për neve është kënaqësi të bashkëpunojmë me të gjithë. Situata është përmirësuar por ende ekziston rreziku. Ka përmirësim por duhet të jeni të kujdesshëm”, tha ai.

Kurse, Komandanti i KFOR-it, Michele  Risi, tha se KFOR-i ka qenë në Kosovë për 21 vite për të ndihmuar Kosovës, e të njëjtën gjë tha se po e bëjnë edhe gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë.

Lexo edhe

Video

error: