Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoti: Enver Zymberi ra në ruajtje të rendit kushtetues

Hoti: Enver Zymberi ra në ruajtje të rendit kushtetues

Policia e Kosovës për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymeri, ka organizuar sot ceremoninë e nderimit dhe homazheve pran lapidarit të heroit Zymeri.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
                          
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, bërë homazhe pranë lapidarit të heroit Enver Zymberi.

Kreu i ekzekutivit vlerësoi lartë veprën e Zymberit, duke theksuar se ai dha jetën për ruajtje të rendit kushtetues dhe integritet territorial të vendit.


“Bashkë me ministrin, drejtorin e Policisë dhe zyrtarët policorë kemi dalë të bëjmë nderime për Enver Zymberin, për rënien në krye të detyrës, për ruajtje të rendit kushtetuese dhe integritetin territorial të vendit, për të shtri Kushtetutën dhe ligjin në çdo cep të Kosovës. I jemi borxhli atij, familjes së tij dhe gjithë oficerëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre. I përgëzoj për këtë dhe jam mirënjohës gjithmonë”, ka thënë Hoti.

Enver Zymberi, u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Lexo edhe

Video

error: