Hoti: Dëm i madh për Kosovën të neglizhohet projekti i gazsjellësit që mbështetet nga SHBA

Hoti: Dëm i madh për Kosovën të neglizhohet projekti i gazsjellësit që mbështetet nga SHBA

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit të sponsorizuar nga administrata amerikane.

Ai në një postim në Facebook, ka shprehur shqetësimin se qeveria aktuale po e neglizhon këtë projekt, duke thënë se projekti në fjalë përveç dimensionit politik, ka edhe rëndësi gjeopolitike.

“Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist. Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë

Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.


Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.

As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.

Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë.

Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.

Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Rizvanolli: Qeveria ka nevojë për më shumë informata për gazsjellësin, MCC ka afate strikte Hoti: Dëm i madh për Kosovën të neglizhohet projekti i gazsjellësit që mbështetet nga SHBA Bislimi: Marrëveshja për gazsjellësin nuk e sjell as edhe një litër gaz nga ShBA-ja […]

Komentet janë të mbyllura.