Hoti bisedë telefonike me Kurz, propozon Forum Ekonomik Austri-Kosovë

Hoti bisedë telefonike me Kurz, propozon Forum Ekonomik Austri-Kosovë

Kryeministri Avdullah Hoti pati sot një bisedë të përzemërt telefonike me kancelarin austriak Sebastian Kurz, të cilit i shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Austria i kë dhënë vendit tonë.

Gjatë kësaj bisede, kryeministri Hoti e njoftoi kancelarin austriak për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, posaçërisht për menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e kësaj pandemie.

Hoti tha se Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për ta përmbyllur me sukses procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike dhe, si përherë deri më tani, pret mbështetjen e plotë të kancelarit Kurz dhe të vendit të tij.


Në këtë kontekst, kryeministri Hoti i propozoi kancelarit Kurz krijimin e Forumit Ekonomik Austri-Kosovë me pjesëmarrjen e të dy kryeministrave.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e gatshme që dialogu të vazhdojë, me qëllim që ndërmjet të dyja vendeve të arrihet një marrëveshje e përhershme paqeje e stabiliteti, që nënkupton edhe njohjen reciproke.

Ndërsa, kancelari Kurz ritheksoi gatishmërinë e vendit të tij për ta mbështetur edhe më tej Kosovën dhe të gjithë rajonin në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet ndër prioritet kryesore të politikës së jashtme austriake.

 

Lexo edhe

Video

error: