Hoteli i vetëm në botë i ndërtuar mbi bunker

Hoteli i vetëm në botë i ndërtuar mbi bunker

Është i vetmi hotel në botë i ndërtuar mbi bunker. Hoteli i cili tashmë  është ngriutr pranë Golemit në Durrës, po bart me vete histori. Daton që nga viti 1992 dhe historia mund të ketë edhe prapa në kohë, por gjithçka sot përveç që është e bukur për t’u parë edhe përjetohet.

Ajo çfarë shihet nuk lë vend për imagjinatë, meqë sytë zotojnë kaltërsinë. “Hotel Elesio” gjendet në vijë të parë të detit, ofron gatime speciale, dhoma komode me pamje magjike.

Posedon dhoma për çift, dhoma familjare, por edhe suita.


Ambient familjar, komoditet, rehati e qetësi dhe shërbim cilësor, është krejt çfarë ofrohet në këtë hotel. Ka në dispozicion 96 dhoma, ndërsa hoteli i vjetër 32 të tjera, është i pasur me ushqime të llojllojshme.

Së shpejti pritet të hapet edhe restorantin në ambientin e jashtëm në njërën anë të hotelit. Në dispozicion të klientit është dhe pishina e jashtme, ndërkohë në vijën e parë bregdetare, pushuesi sapo të zbres nga hoteli ka mundësi për plazh.

Ne paketë përfshihet mëngjesi, çadra e plazhit, parkimi dhe wifi. Hoteli që gjendet në vijë të parë të detit, ofron gatime speciale, rehati e qetësi, dhoma komode me pamje magjike.

Nëse dëshironi të kaloni pushimet në një nga plazhet më të mira të Shqipërisë, ju duhet të zgjidhni “Hotel Elesio”.

Lexo edhe

Video

error: