Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoteleria dhe gastronomia do të hapen të hënën

Hoteleria dhe gastronomia do të hapen të hënën

Sektori i hotelerisë dhe gastronomisë pritet të hapen të hënën më 18 prill. Kështu thuhet në një komunikatë të Odës së Hoteliersië, e cila bën të ditur se pas një takimi të kryetarit Hysen Sogojeva me ministrin e Shëndetësisë  Arben Vitia, kanë dal disa rekomandime.

Sic thuhet në komunikatë, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapen me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00.

Kjo është komunikata e plotë:

Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia, kanë dalur disa rekomandime.


Sigurisht që në këtë takim OHT ka qenë me kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.

Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!

Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë.

Oda e Hotelierisë dhe turizmit mbetet me shpresë në vaksinim sa më të shpejtë që të paktën gjatë sezonës së verës të funksionojnë të gjithë.

Ndërkohë, së shpejti do të bëhet publike edhe Manuali i dhënë.

Lexo edhe

Video

error: