Hotel “Wilson”, vendi që ju garanton pushime të paharruara

Akomodim modern, siguri absolute, e ushqim cilësor. Pranë lagjes së Kunës është pozicionuar tash e pesë vjet hoteli me katër yje, i cili është kthyer në vendin ideal për të shijuar plazhin e mrekullueshëm të Shëngjinit. Një kompleks si ky ju garanton pushime të paharruara të kësaj vere.

Hotel “Wilson” ka kapacitet prej 66 dhomash, ku pushuesit kanë mundësi të zgjedhin dhoma familjare, dhoma për çifte, treshe dhe suitat.

Edhe këtë vit, “Wilson” po premton cilësinë  e duhur dhe shërbime të duhura. Që nga muaji maj, hoteli pothuajse ka qenë i mbushur plot me pushues.

“Shpresojmë që në muajin qershor, korrik e gusht, sipas kërkesave që ka dhe rezervimeve jemi mbi 70 për qind më shumë se vitin e kaluar. Të shohim pastaj ecurinë e ditëve në vazhdim…. Vitin e kaluar kanë qenë diku 16 mijë e 500 pushues në hotel “Wilson”, ndërsa sivjet sipas rezervimeve dhe kërkesave që kanë parashikohet të jetë 26 ose 27 mijë pushues”, tregon pronari i hotelit, Zef Doci.

Në paketën e kësaj vere përfshihen mëngjesi, darka, parkingu, shfrytëzimi i pishinës dhe çadër plazhi në këtë zonë apo te Rana e Hedhun.

“Kapaciteti i hotelit është 350 deri në 380 persona që akomodohen. Shërbehet mëngjesi dhe darka, mëngjesi bufe dhe darka bufe. Dhe për klientë që kërkojnë mëngjes, drekë dhe darkë… Në kuadër të kësaj kanë të përfshirë edhe çadrën në plazh çdo dhomë, basenin, parkingun për veturë… Për muajin qershor janë 35 euro për dhomat çift apo për person, kurse dhomat familjare janë nga 30. Duke përfshirë mëngjesin, darkën, çadrën e plazhit dhe basenin për të shfrytëzuar, po ashtu edhe parkingun”, tha Doci për KosovaPress.


Ani pse rritja e çmimeve ka përfshirë gjithë botën, në hotel “Wilson” ofertat e këtij viti nuk do të kenë dallim.

“Kostoja e shpenzimit është shumë më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, mbi 35 për qind. Por, politikat e biznesit që kam përzgjedhur unë si pronar i hotelit që të mos lëviz në çmime, shumë pak në 0.2 për qind”, shprehet ai.

Kapaciteteve të hotelit më të kërkuar së fundmi në Shëngjin, tashmë i janë shtuar edhe dhomat me mundësi akomodimi të edhe 30 personave brenda ditës.

Pronari i hotelit, Zef Doci tregon pse duhet të zgjidhet këtë verë hoteli “Wilson”.

“Që nga siguria që kanë absolute, që nga ushqimi që është cilësor dhe është bio, që nga shërbimi te pastërtia, që çdo pushues të kuptohet unë kam pushues që vijnë katër-pesë herë në vit po e njëjta familje”, përfundon Doci, duke ftuar të gjithë shqiptarët nga Kosova që ta zgjedhin këtë hotel për akomodim këtë verë.

Eksploroni Shqipërinë dhe akomodohuni hotelin “Wilson” për të kaluar pushimet e ëndrrave.

Video