Hotel “Bonita”- destinacioni për kosovarët me risi dhe çmime të volitshme

“Shtëpia e dytë” e kosovarëve në Shqipëri edhe këtë vit ka hapur dyert për turistët. I vendosur buzë detit Adriatik dhe me një sipërfaqe të madhe të akomodimit që ofron. Hotel Bonita çdo vit po sjell risi për turistët nga Kosova, por edhe nga vendet tjera. Restorante, pishina, gjelbërim, bare, janë të gjitha në dispozicionin e vizitorëve të këtij hoteli. “Bonita” ndodhet në Durrës të Shqipërisë dhe ka standarde të larta të shërbimeve për pushues.

Menaxherja e përgjithshme e këtij kompleksi, Esma Peca flet për KosovaPress për kapacitetet e hotelit.

“Hotel Bonita me një përvojë shumëvjeçare në industrinë e turizmit, ka rritur vazhdimisht kapacitetet e saj pritëse dhe aktualisht që ne flasim kemi 450 shtretër, 175 dhoma në total. Hotel Bonita përveç këtyre kapaciteteve ka 2 restorante, restorant all inclusive, restorant a la carte, restorante të jashtme, lounge, bare. Të gjitha të vëna në dispozicion për klientët e saj” tregon ajo.

Hotel Bonita edhe këtë vit është gati për të sjell risi për klientët nga Kosova.

“Ajo çfarë është me rëndësi të madhe për turistët që vendosin të vizitojnë qytetin e Durrësit në përgjithësi por edhe Hotel Boniten është fakti që këtë vit i gjithë stafi hotelier është i vaksinuar. Ne i presim me siguri të plot turistët tanë për të mos qenë të rrezikshëm”, thekson Peca.


Fokusi kryesor i këtij hoteli është në përgatitjen e ofertave turistike, në mënyrë që të gjithë pushuesit të jenë të kënaqur me atë cfarë ofrohet.

“Mund të themi që çmimet janë vërtetë të volitshme dhe konkuruese, duke krahasuar me kualitetin dhe cilësinë që ne ofrojmë”, thotë ajo.

Meqë tashmë janë marrë të gjitha masat anti-COVID, Peca fton të gjithë kosovarët që të kalojnë pushimet pranë plazhit të Durrësit.

“Durrësi ka qenë gjithmonë mikpritës për shqiptarët e Kosovë. Por, veçanërisht Hotel Bonita është për një pjesë të madh të tyre, si një shtëpi e dytë. Nëse dikush do vërtetë që në një vend të vetëm të gjej plazhin, pishinën e përmasave olimpike, gjelbërimin në të gjitha anët dhe ushqim të mirë e cilësor për një çmim super të mirë patjetër që duhet të kishte zgjedhur Hotel Bonita”, shprehet ajo.

Përveç turistëve nga Kosova, “Hotel Bonita” akomodon mysafirë nga Maqedonia, diaspora, si dhe nga Polonia e Suedia.

Lexo edhe

Video

error: