Horoskopi 23 korrik

Horoskopi 23 korrik

Dashi

Zakonisht ju pëlqen të jeni shumë i drejtpërdrejtë prandaj mund ta befasoni veten sot, nën ndikimin e energjisë aktuale planetare. Keni pak tension në ajër këtë ditë sa i përket aspektit financiar. Është koha për të përcaktuar nëse mënyra se si aktualisht fitoni para po funksionon për ju, Nëse jo, ky aspekt nxit fuqimisht veprimin drejt një zgjidhjeje më të mirë.

Demi

Nuk ka asnjë justifikim për përtacinë sot. Çohuni nga shtrati para mesditës. Sa më aktiv të jeni, aq më i lumtur do të jeni. Dilni nga shpella juaj dhe shprehni mendimet tuaja para të tjerëve. Dilni në ajër të hapur dhe dëgjoni se çfarë ka natyra për të thënë. Jini aktivë dhe fleksibël. Nuk ka asgjë të rëndë në emocionet e njerëzve sot.

Binjakët

Mos lejoni që gjërat të ngecin në aspektin financiar. Është koha për të marrë masa. Shikoni sesa thellë mund të shkoni në gjithçka që bëni sot. Mbuloni një gamë të gjerë temash. Bëni një pushim nga intensiteti juaj i zakonshëm emocional dhe shijoni rrezet e diellit dhe bisedat e lehta. Në dashuri mund të përballeni me disa sfida.

Gaforrja

Ju mund të ndiheni sikur keni ardhur në dritë sot. Një peshë është hequr, por ka ende një dramë të madhe emocionale që duhet të zgjidhet vetë. Shkoni për një shëtitje ose vrapim këtë pasdite dhe punoni në rritjen e kapacitetit tuaj të mushkërive. Sa më aktiv të jeni, aq më shumë do të jeni në gjendje të zgjidhni situatën tuaj.

Luani

Bëni një pushim nga normaliteti sot. Shikoni gjërat përreth jush. Gëzoni një natë me miqtë dhe merrni një rol aktiv në bisedë. Shikoni një film ose shfaqje. Bëni më shumë shoqëri dhe do të jeni në gjendje të çlironi tensionin që mund të mos e kuptoni se keni brenda. Me paratë do të keni një raport shumë të mirë.

Virgjëresha

Rreshtimi i sotëm i planetëve mund të thotë që ju nuk jeni mjaft të sigurt se si t’i qaseni një teme të caktuar, edhe pse teorikisht duhet të jetë kënaqësi për të folur. Ju ndjeni në zemrën tuaj se i dashuri juaj i ri është mjaft i apasionuar pas jush edhe pse mund të mos e shprehë këtë në mënyrë të qartë. Sa i përket financave, do t’ju duhet të kurseni më shumë.


Peshorja

Sot është një ditë e shkëlqyeshme për të kërcyer nga shtrati dhe për të bërë gjërat që duhen përfunduar. Mund të ndiheni të pavendosur, por mos u shqetësoni. Ju nuk keni pse të merrni ndonjë angazhim të madh. Dilni hapur dhe thoni atë që keni në mendje. Merruni me ndonjë aktivitet fizik që ju bën të merrni frymë thellë.

Akrepi

Konfigurimi i sotëm qiellor mund t’ju inkurajojë të jeni edhe më të fshehtë se zakonisht. Nuk është se ju mendoni të jeni kaq enigmatik, ose të fshihni të vërtetën nga partneri juaj, Ju mund të përjetoni një shpërthim të papritur të energjisë fizike, duke ju shtyrë të arrini synimet tuaja financiare.

Shigjetari

Është koha për të vënë në punë aftësitë tuaja të komunikimit. Emocionet tuaja janë të lidhura fuqimisht me veprimet tuaja, dhe gjërat do të marrin një ton shumë më të lehtë sesa në dy ditët e fundit. Merrni frymë thellë dhe gjeni një mënyrë për të çliruar tensionin tuaj të ndrydhur.

Bricjapi

Qëndrueshmëria juaj fizike është e përshtatshme sot për të realizuar qëllimet tuaja. Këshilloheni të shkoni në palestër për të çliruar një pjesë të asaj energjie të ndrydhur. Sa i përket aspektit financiar sot do të duhet të fokusoheni më shumë për të gjetur mënyrat më të mira për të fituar para.

Ujori

Në përgjithësi ju pëlqen të bëni kompromis kur bëhet fjalë për të marrë vendime me partnerin tuaj dhe urreni të prishni ekuilibrin delikat të marrëdhënies duke u treguar shumë egoist ose kërkues. Megjithatë, energjia e sotme planetare mund t’ju inkurajojë të paraqitni mendimin tuaj në një mënyrë të tillë që i dashuri juaj të dijë se çfarë dëshironi dhe të mos guxojë të refuzojë.

Peshqit

Merrni një rol më aktiv dhe thoni atë që keni për të thënë. Pjesëmarrja juaj në bisedë është thelbësore për të ruajtur një rrjedhë të shëndetshme të energjisë. Gjërat që ju thoni do të kenë një efekt të thellë tek të tjerët, prandaj zgjidhni fjalët tuaja me kujdes. Bëhuni një pjesëmarrës në të gjitha situatat sot. Sa i përket raportit sentimental, do të vijë duke u forcuar.

Lexo edhe

Video