Holandë – Ukrainë, spektakli iu takon “Tulipanëve”

Holandë – Ukrainë, spektakli iu takon “Tulipanëve”

Holanda e ka rrëmbyer spektaklin e luajtur në stadiumin “Johan Croyf Arena” përball Ukrainës.

Asnjë gol nuk u realizua në 45 minutat e para po një pasqyre krejt tjetër u pa në fraksionin e dytë të kësaj sfide ku u realizuan pesë gola, përcjellë KosovaPress.

Wijnaldum në minutën e 52’ dhe Weghorst në të 59’-tën i dhanë epërsinë e dyfishtë skuadrës së Frank De Boer, por reagimi i ukrainasve ishte i shpejtë.

Ata ia dolën që ta barazojnë rezultatin në 2-2 brenda katër minutave me gola e realizuar nga Yarmolenko dhe Yaremchuk.

Por, Holanda nuk e kapërdiu dot një dështim në këtë ballafaqim dhe e siguruan fitoren në minutën e 85’ kur realizoi zëvendësuesi Dumfries.


Renditja në Grupin C pas ndeshjeve të zhvilluara sot është si më poshtë:

Austria 3 pikë

Holanda 3

Ukraina 0

Maqedonia e Veriut 0.

Lexo edhe

Video