Holandë-Austri, formacionet zyrtare

Holandë-Austri, formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të filloj ndeshja e Grupit C të Euro 2020 mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Austrisë, përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.

Të dy kombëtaret rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në xhiron e kaluar, ku Holanda mposhti Ukrainën me rezultat 3:2, kurse Austria triumfoi me rezultat 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, përcjell KosovaPress.

Të dy kombëtaret janë përballur 11 herë mes vete, ku shtatë fitore ka regjistruar Holanda krahas dy sosh të Austrisë, ndërsa dy herë janë ndarë me barazim.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë sulmuesi austriak Marko Arnautovic, i cili është i pezulluar për shkak të fyerjeve në baza racore kundër shqiptarit Ezgjan Alioski.


Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Holanda (5-3-2): Stekelenburg; Dumfries, De Vrij, De Ligt, Blind, Van Aanholt; De Roon, Wijnaldum, De Jong; Weghorst, Depay

Austria (4-4-2): Bachmann; Ulmer, Hinteregger, Dragovic, Lainer; Alaba, Laimer, Schlager, Baumgartner; Sabitzer, Gregoritsch

21:00 Holanda – Austria (Stadiumi Johan Cruijff Arena)

Lexo edhe

Video

error: