Holanda publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”, mungon ylli i Bayernit

Holanda publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”, mungon ylli i Bayernit

Kombëtarja e Holandës e ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Padyshim, ftesë kanë pranuar Virgil Van Dijk i Liverpoolit, Frenkie De Jong i Barcelonës e Nathan Ake i Manchester Cityt, raporton KosovaPress.

Po ashtu, i ftuar është edhe ylli i Bayern Munichut, Matthijs De Ligt, kurse ftesë nuk ka pranuar bashkëlojtari i tij te gjiganti gjerman, Ryan Gravenberch.

Po ashtu, të ftuar nuk janë as Brian Brobbey i Ajaxit si dhe ylli i Newcastle United, Sven Botman.


Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të Kombëtares së Holandës për Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Portierë: Remko Pasveer, Andries Noppert, Justin Bijlow

Mbrojtës: Virgil Van Dijk, Nathan Ake, Jeremie Frimpong, Stefan de Vrij, Daley Blind, Matthijs de Ligt, Tyrell Malacia, Justin Timber, Denzel Dumfries

Mesfushorë: Frenkie de Jong, Davy Klaassen, Xavi Simons, Steven Berghuis, Marten de Roon, Kenneth Taylor, Teun Koopmeiners

Sulmues: Memphis Depay, Steven Bergwijn, Cody Gakpo, Wout Weghorst, Vincent Janssen, Luuk de Jong, Noa Lang

Lexo edhe

Video