Holanda ndalon 20 jahte në pronësi ruse

Holanda ndalon 20 jahte në pronësi ruse

Qeveria holandeze njoftoi sot se gjithsej 20 jahte me pronësi ruse tani nuk mund të largohen nga Holanda pasi zyrtarët doganorë vendosën gjashtë anije të tjera nën “mbikëqyrje të shtuar”, si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Ndërsa autoritetet hetojnë pronësinë e jahteve, ato nuk lejohen të dorëzohen, transferohen ose eksportohen, tha ministria holandeze e financave në një deklaratë.


Si pjesë e hetimeve të tyre, doganat holandeze konfirmuan se “dy jahte janë gjetur të lidhur me një person në listën e sanksioneve të BE-së”.

Anijet lejohen të marrin pjesë në prova detare brenda një zone të caktuar. Gjatë një shtegu, “Roja Bregdetare dhe Dogana e vëzhguan jahtin, si fizikisht ashtu edhe elektronikisht”, shpjegoi deklarata.

Nga 20 jahte, të cilat variojnë nga 8.5 metra deri në 120 metra në gjatësi, 14 janë në ndërtim, dy janë në depo dhe katër janë në mirëmbajtje, sipas ministrisë.

Lexo edhe

Video