Historike, Ballkani shpallet kampion i Kosovës në futboll

Historike, Ballkani shpallet kampion i Kosovës në futboll

Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 ende pa e zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje për shkak se sfida ndërmjet Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola (0-0).


Skuadra e trajnerit Ilir Daja momentalisht ka70 pikë, 11 më shumë se Gjilani në vendin e dytë që nënkupton se titulli është siguruar edhe matematikisht, raporton KosovaPress.

Ky është titulli i parë për Ballkanin në histori të futbollit të Kosovës. Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon nesër kundër Malishevës në shtëpi.

Lexo edhe

Video