Historiani Paskal Milo sjell librin “Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro amerikane”
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

“Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro amerikane”, është libri që ka sjell historiani Paskal Milo. Një libër i bazuar në analizë, fakte dhe informacione të marrëdhënieve  Shqiptare-Amerikane.

Libri i ish diplomatit shqiptar Paskal Milo i titulluar “diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro amerikane”, u promovua këtë të martë në Tiranë.

Milo përmes faqeve të këtij libri bën një analizë të marrëdhënieve diplomatike shqiptare- amerikane por edhe pasuron me informacione shumë fakte për zhvillimin e brendshëm të politikës në Shqipëri dhe për personalitetin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Autori, si dëshmitar i ngjarjeve por edhe si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë ka pare nga afër interesin e madh dhe kujdesin e administratës amerikane ndaj politikës shqiptare në rajon por veçanërisht ndaj Kosovës dhe shqiptareve të Maqedonisë se Veriut.

Ky libër është një kontribut i çmuar ne kolonën e studimeve historike dhe një vlerë e shtuar në historiografinë shqiptare si një trajtim bashkëkohor i historisë 100 vjeçare midis dy vendeve dhe një vepër me bibliografi të pasur dhe të shumëllojshme.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024