Historianët e Deçanit: Shteti serb kreu gjenocid në Reçak

Historianët e Deçanit: Shteti serb kreu gjenocid në Reçak

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka kërkuar sot daljen para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre që kanë kryer masakrën në Reçak dhe të gjitha masakrave të tjera të kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë.

Në një deklaratë për media thuhet se masakra në Reçak dhe masakrat e tjera gjithandej Kosovës, janë dëshmia me e mirë që Serbia ka kryer gjenocid kundër popullit shqiptar të Kosovës.


“Vetëm me dënimin e dorasëve, krimineleve dhe atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë, do të mund të ndërtohet e ardhmja. E ardhmja e sigurte ndërtohet, vetëm duke e kujtuar të kalaruan”, thuhet në komunikatë.

Më 15 janar 1999, forcat e shumta të rregullta të ushtrisë e policisë serbe, pasi rrethuan Reçakun, depërtuan në brendësi të fshatit, duke tubuar djem e burra, të cilët me pas i vranë. Pas vrasjes se tyre, ata kryen edhe aktin me makabër, atë të masakrimit në mënyrat me çnjerëzore.

Lexo edhe

Video