Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Historia po rishkruhet, jo më historia e Shqipërisë, por ajo e shqiptarëve

Historia po rishkruhet, jo më historia e Shqipërisë, por ajo e shqiptarëve

Ilirët, arbrit, historia e shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi do të rishkruhet. Rishikimet e tezave që kanë lidhje me Çamërinë apo ngjarje të tjera të integruara në histori edhe nga shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij rishkrimi nga historianë si Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi apo Beqir Meta.

Historianët në këtë prezantim u treguan të rezervuar të na jepnin histori të reja që do të dalin në dritë. I vetmi akademik që na prezantoi fakte të reja ishte historian Paskal Milo që theksoi se shumë dokumente të tjera pritet të ngjallin debat.


Historia e shqiptarëve do të nisë që nga antikiteti dhe do të përmbajë gjithë zbulimet arkeologjike që janë zbuluar e studiuar së fundmi. Dhe këtu përvoja e bashkëpunimit me akademikët e Kosovës duket e mirë.

Deri më tani, akademikët kanë punuar për dy vëllimet e para të historisë së shqiptarëve./A2

Lexo edhe

Video

error: