Ky është Mars Bajçinovci, ai ndjek mësimet në klasën e tretë të shkollës “Don Bosko”.
Marsi cilësohet si një fëmijë shumë i dashur, i edukuar, i shoqëruar dhe shumë i talentuar.
10 vjeçari u diagnostifikua me autizëm por që me ndihmen e familjarëve, mësuesve, shokëve e shoqeve, ai arriti që të integrohet në shoqëri dhe të shfaq talentin e tij.
Marsi tash e dy vite është pjesë e shkollës së muzikës “Melody”, ku ushtron piano dhe ka një dashuri të veçantë për këtë instrument.
Mësuesja e tij e pianos e përshkruan si një fëmijë që përkushtohet shumë në punë.