Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar pas deklaratave të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill rreth formimit të Asociacionit.
Ai i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur se çfarë marrëveshje, sipas tij të dëmshme ka bërë Kurti.
Reagimi i plotë i Hisenit
Kryeministër në detyrë, pas kësaj dekleratë të Escobar dhe Hill, duhet të zhvisheni nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thoni se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?!
Kurse të drejtën që të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë, mundën ta bëjnë por, duke jetuar në Serbi. Kjo do të thotë se e kanë të drejtë të jetojnë në traditën e tyre kombëtare e religjioze, ti promovojnë ato vlera por brenda kornizave ligjore dhe Kushtetutës së shtetit demokratik të Kosovës ku edhe mbrohen.
Kosova tashmë, është e pranuar dhe e konfirmuar nga GJND, si shtet demokratik, ndaj institucionet demokratike si Parlamenti e Gjykata kushtetuese do t'iu stopojnë!
Kështu që, trego Kryrministër, ku, kur dhe si e ke "pirë një lugë qorbe të prishur" e tani po shkatërron për dy vite, çdo arritje politike në bërjen e shtetit?!