Hisen Berisha i befasuar me mos reagimin e LDK-së për deklaratat e Rekës

Hisen Berisha i befasuar me mos reagimin e LDK-së për deklaratat e Rekës

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, tha se ishte i befasuar me mos reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas deklaratave të ministrit të Integrimeve, Blerim Reka.

Mos reagimi i LDK-së, për Berishën, do të thotë se VV dhe partia e Mustafës paskan harmonizuar 100% planin për integrimin e Kosovës në Serbi.


Ai ka pyetur akademikët e LDK-së nëse autostradën me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova duan ta shndërrojnë në korridor serb drejt Durrësit.

“Që kur ministri i integrimeve në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Reka, deklaroi se ‘për arritjen e marrëveshjes përfundimtare serbo-shqiptare, si kompromis do t’i ofronim Serbisë korridor për dalje në Durrës’ e deri me sot kaluan disa ditë dhe unë vërtetë prita reagimin e LDK-së si parti bashkëqeverisëse. Mirëpo meqenëse nuk pati një reagim të tillë, atëherë këta vërtetë e paskan harmonizuar 100% planin për ‘integrimin e Kosovës në Serbi’. Në kontekst të kësaj po i pyes akademikët rugovistë në LDK: Autostradën që e mbanë emrin e presidentit historik ‘Ibrahim Rugova’ doni me e shndërrue në korridorin serb drejtë Durrësit?! ‘Via Ignatia – korridor për Serbinë në Adriatik?!”, shkroi Berisha në Facebook.

Ndryshe, Hisen Berisha është oficer këmbësorie, i licencuar për menaxhment nga departamenti ushtarak i Shteteve të Bashkuara si dhe i specializuar në fushën e menaxhimit të mbrojtjes në kontekst me të gjerë të sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes në Britani.

Lexo edhe

Video

error: