Hiqen rrethojat edhe te Ministria e Punëve të Brendshme

Një javë pas largimit të rrethojave në oborrin e Qeverisë së Kosovës, sot ka nisur heqja e tyre edhe nga ambientet e oborrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo po bëhet nën mbikëqyrje të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, Qeveria në detyrë javën e kaluar ka marrë vendim për heqjen e rrethojave tek objekti i saj, pavarësisht rekomandimit të Policisë së Kosovës për mos largimin e tyre për shkaqe sigurie.


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati deklaruar se është rënë dakord që oborri i qeverisë dhe sheshi të mos kenë pengesa.

Lexo edhe

Video